Zogjtë

Flisni për zogjtë me fëmijët tuaj, krahasoni me kafshët tjera, me madhësinë e kafshëve tjera dhe aftësinë që kanë zogjtë për të fluturuar.

Listoni, cilat kafshë tjera fluturojnë?  Drejtoni pyetje të gabuara fëmijëve tuaj, kjo do të nxisë të menduarit kritik.

A fluturon lopa? Dhe qeshni bashkë me të në reagimet që jep fëmija juaj, A noton zogu brenda në ujë? A vozit autobus zogu? A ka duar zogu? Ku i ka duart, etj.  Pse lopa nuk fluturon? Pse nuk ka krahë nuk fluturon apo, edhe është e trashë.

Nxisni fëmijën që të shkojë sa më shumë tek anëtarët tjerë dhe t’u bëjë pyetje të njëjta lidhur me zogjtë.

Luani lojën fluturon, fluturon…kali.

I tregojmë fëmijës rregullën e lojës, ngrisim gishtin vetëm në gjërat që fluturojnë dhe për kafshët e objektet që nuk fluturojnë e mbajmë gishtin poshtë.

Prindi me gishtin tregues në tokë dhe fëmija me gishtin tregues në tokë fillojnë lojën, prindi fillon duke thënë fluturon, flutoron peshkuuu dhe ngrit dorën lartë, presim fëmija të reagojë dhe mos ta ngrisë dorën për gjërat që nuk fluturojnë por vetëm për gjërat që fluturojnë.