Ecje këmba–dorës

Për këtë lojë merren disa letra të formatit A4 të bardha  apo edhe me ngjyra që të orientohen më lehtë apo që të jetë më tërheqëse loja.

Loja po ashtu mund të zhvillohet edhe në oborr, në trotuar apo në ndonjë vend ku mund të vizatohen gjurmët e duarve dhe këmbëve me shkumës të bardhë apo me ngjyra sipas gjurmëve të duarve dhe këmbëve dhe anëve-e majtë e djathtë.

Nga fëmijët vizatohen ose kopjohen gjurmët e fëmijës sepse loja do të ishte më e bukur dhe vendosja bëhet sipas dëshirës së fëmijës.

Nga fëmija kërkohet që t’i vendosë fletët e vizatuara, dhe më pas i ofrohen udhëzimet për lojën –  loja luhet duke vendosur këmbën apo dorën e njëjtë me gjurmën në dysheme.

Loja zgjat aq sa dëshiron fëmija, mund të ndërrohen vendet e gjurmëve, ju mund të bëheni pjesë e lojës së tij/saj. Ne ju sigurojmë se do të kënaqeni e qeshni së bashku.