Kontakti

Na dërgoni mesazh:

Pyetjet më të shpeshta nga përdoruesit

Ju lutem, klikoni mbi pyetjen për të parë përgjigjen e dhënë nga eksperti për kujdes, zhvillim dhe edukim në fëmijërinë e hershme.

1. Si përdoret kjo platformë?

Ju mund të vizitoni platformën tonë për edukim të hershëm në adresën web: https://edukimihershem.rks-gov.net/. Në faqen ballinë, do të gjeni menunë e lartë me opsionet: Fillimi, Materiale Mbështetëse dhe Kontakti.

Në menu Fillimi, ju mund të klikoni në dy butona të disponueshëm për prind/kujdestarë ligjor dhe edukatorë. Me klikimin në këto butona, do t’ju shfaqen aktivitetet e disponueshme.

Në rolin e edukatorit, fillimisht do të shihni disa fusha zhvillimore, dhe pas zgjedhjes së një fushe specifike, do të shfaqen aktivitetet për atë fushë. Aktivitetet mund të klasifikohen edhe në bazë të moshës.

Si prind/kujdestar ligjor, fillimisht do të paraqitet një faqe që ju kërkon të jepni moshën e fëmijës tuaj, dhe pastaj do t’ju shfaqen aktivitetet për grupmoshën e caktuar. Edhe në këtë rast, aktivitetet mund të klasifikohen sipas moshës dhe do të shihni gjithashtu fushat zhvillimore.

Në seksionin “Materiale Mbështetëse”, do të gjeni dokumente të ndryshme që i përkasin zhvillimit të fëmijëve në aspektet e zhvillimit të ndryshëm në moshën 0-6 vjeç.

Për më shumë informacione ose nëse keni ndonjë pyetje, ju lutemi kontaktoni duke klikuar në opsionin “Kontakti”.

2. Sa duhet të përfshihem unë si prind në aktivitetin e fëmijës?

Ju si prind, fillimisht prezantoni aktivitetin nga fillimi e deri në fund se si realizohet, në mënyrë që të nxisni vëmendjen e fëmijës në përcjelljen e aktivitetit hap pas hapi. Aktivitetet janë të përgatitura që të jenë të vështira në pjesë të ndryshme, me qëllim që fëmija të mësojë gjëra të reja, dhe vetëm kur fëmija ju pyet atëherë jepni disa informata të shkurtra duke pritur nga ai/ajo të gjejë zgjidhjen.

Fillimisht ju duhet të vendosni së bashku me fëmijën për kohën se kur do ta zhvilloni aktivitetin. Është e preferueshme të ketë një orar të caktuar brenda ditës kur do të zhvillohet aktiviteti.

Shpjegoni aktivitetin fëmijës si dhe mënyrën se si do të duhet të zhvillohet ai.

Zgjidhni së bashku me fëmijën materialet e nevojshme për zhvillimin e aktivitetit.

Fëmijën e ndihmoni kur nuk mundet të kryejë vet ndonjë aspekt të aktivitetit.

Ju mund t’i bashkëngjiteni aktivitetit kur fëmija e kërkon këtë që të pasurohet aktiviteti, e jo që ta kryeni aktivitetin për të.

Në rastet kur vendosni që të keni një projekt të përbashkët, fillimisht vendosni se cilat janë rolet e secilit brenda projektit dhe ndihmoni njëri-tjetrin kur është e nevojshme.

3. Çka nëse fëmija nuk dëshiron ta zhvillojë aktivitetin, apo refuzon ta bëjë siç është paraparë në aktivitetin e dërguar?

Nëse fëmija refuzon ta zhvilloje aktivitetin, atëherë duhet të bisedoni me fëmijën se kur mund ta zhvillojë më vonë gjatë ditës.

Nëse fëmija nuk ka disponim për arsye shëndetësore, mos e obligoni ta kryejë, mund ta realizojë një ditë tjetër.

Nëse fëmija dëshiron të bëjë diçka tjetër, dhe jo aktivitetin e postuar në platformë, lejoni fëmijën të përzgjedhë, nëse tani dëshiron të bëjë ndonjë aktivitet tjetër.

Filloni duke e pyetur pse nuk dëshiron ta bëjë atë dhe si do ta ndryshonte që të jetë më atraktive për të.

Nëse dëshiron ta bëjë ndryshe, lejoni fëmijën ta realizojë në mënyrën e vet pasi e rëndësishme është të arrihet objektivi i aktivitetit ditor, përndryshe fëmijën duhet ta lejoni ta zhvillojë imagjinatën e vet, duhet ta lejoni që të jetë sa më kreativ në realizimin e aktivitetit