Rezultati i pritur:  Fëmija jep idetë e tij/saj se si do ta realizojë lojën.

Materialet dhe mjetet: Balonë, pip lëngjesh, penj, shirit ngjitës.

Zhvillimi i aktivitetit: Merret peri dhe kalohet nëpër pipin e lëngut. Të dy skajet e perit lidhen fort për objekte të forta p.sh. në dy karrige kuzhine. Pasi të fryhet balona (tullumbacja), me një shirit ngjitës, fiksohet për pipin e lëngut dhe vendoset në fillim të perit, afër lidhjes së saj për karrige. Maja e balonës nuk lidhet por kapet fort me dorë që të mos del ajri apo me kapëse rrobash për tharje. Loja fillon duke e lëshuar dorën nga balona dhe vetëm shihni se si fluturon ajo. Sipas dëshirës së fëmijës, balona mund të vizatohet apo edhe të dekorohet me materiale të ndryshme.