Rezultati i pritur:  Fëmija, edhe pse përballet me vështirësi, e dërgon topin në fund

Materialet dhe mjetet: Shirit ngjitës me ngjyra, pip lëngjesh, një sferë/top nga pambuku etj.  

Zhvillimi i aktivitetit: Në dysheme vendosen shiritat ngjitës në forma të ndryshme: zigzage, të drejtë, të lakuar. Vendoset pika e fillimit dhe e përfundimit në çdo shirit me ndonjë shenjë sipas dëshirës. Fëmija zgjedh se në cilën rrugë do të kaloj së pari topi. Loja sfidon fëmijën andaj prindi apo kujdestari i qëndron afër. Derisa fëmija i frynë  topit përgjatë vijës së shiritit, pyesni: 

A është më mirë nëse jeni afër apo më larg kur i fryni topit?

A funksionon më mirë me frymëmarrje të shkurtra  e të forta apo më mirë me frymëmarrje më të gjata e të ngadalta? Cila vijë/rrugë është më e vështirë dhe cila është më e lehtë?