Materialet e nevojshme: Letra me ngjyra dhe një zar

Aktiviteti: Kësaj radhe zarin e kemi me dinozaurë me ngjyra, dhe po ashtu si tek letra në foto formojmë një letër me këtë formë. Sa herë që e rrotullojmë zarin e bëjmë me radhë, një herë prindi dhe një herë fëmija. Kështu, çfarë ngjyre na qëllon dinozauri, atë ngjyrë e mbushim me katrorë tek dinozauri. Të shohim cili dinozaur po fiton i pari. Në fillim mendoni dhe jepni nga një propozim, cili dinozaur mendon ti që do ta fitojë lojën? Unë mendoj që dinozauri i kuq, e ti? Kështu vazhdoni lojën si në foto.