Materialet e nevojshme: Gota të ujit dhe lugë çaji

Aktiviteti: Marrim së bashku me fëmijën 6 gota uji me dallim në madhësi, disa gota uji, disa gota çaji (sa më shumë lloje që kemi aq më mirë). Këto gota me ndihmën e fëmijës i mbushni dhe në një tabak të sigurt i vendosni të gjitha me radhë, gotat me ujë do të mbushet secila deri në mes të gotës. Loja fillon duke i treguar fëmijës dallimin mes madhësive të gotave fillimisht, i japim shpjegimin edhe pse e kemi mbushur secilën deri në gjysmë, shiko kur godasim me lugë çaji se secila do të ketë tinguj të ndryshëm. Lejoni fëmijën të eksplorojë me tingujt duke i dhënë mundësinë që të provojë secilën muzikë që i vije në mendje përmes goditjes së gotave me lugë. Kjo lojë shumë ndihmon lidhjen logjike tek fëmijët duke analizuar sasinë e ujit me madhësinë e gotës dhe dallimin në tinguj.