Materialet e nevojshme: 4 lugë druri

Aktiviteti: Aktiviteti fillon duke i treguar fëmijës që së bashku do të bëjmë një muzikë me luge druri, por gjithmonë fëmija do ta përcjellë tingullin e prindit. Prindi merr dy lugë druri në dorë dhe më pas i jep fëmijës po ashtu dhe dy lugë tjera druri në dorë, prindi fillon me një ritëm me goditje dy herë dhe ia kalon radhën fëmijës për të imituar ritmin e njëjtë. Goditja nëse bëhet në tokë mbi tepihun e dhomës edhe do të ketë tingull të theksuar edhe nuk do të ketë dëme në materialet e shtëpisë. Çdo herë ritmi shkon duke u vështirësuar dhe në maksimum mund të përdorni ritëm me 6 goditje dhe fëmija duhet të jetë i aftë që të krijojë këtë ritëm pas jush menjëherë. Kjo lojë ndihmon në zhvillimin e kujtesës së njëpasnjëshme e cila në këtë moshë duhet të fillojë bazat e zhvillimit.