Materialet e nevojshme: Fleta, lapsa, gërshërë, ngjyra

Aktiviteti: Fëmijët në këtë moshë fillojnë të bëjnë pyetje nga më të ndryshmet të cilat kur i përgjigjemi vetëm verbalisht janë informacione jo të plota dhe nuk arrijnë t’i procesojnë si informacione të reja. Preferohet gjithmonë fëmijëve t’i japim shembuj konkret për të mësuar sa më sakte informacionet e reja dhe t’i vendosin në kujtesën e tyre afatgjatë. Dy fleta i preni në formë rrethi, tek njëra vizatoni si në foto diellin dhe hënën dhe me pas mbi rrethin me diell dhe hënë vendosni një fletë të bardhë të prerë gjysmërreth dhe në mes me një gozhdë si në foto bashkojini fletat, më pas rrotulloni fletën e bardhë gjysmërreth për t’i shpjeguar që dielli lëviz natën për t’ia lëshuar vendin natën hënës. Ky aktivitet është shumë i mirë për të kuptuar fëmija diellin dhe hënën dhe lëvizjet që bëjnë gjatë 24 orëve.