Tregimet e përgjysmuara- përgatitemi për piknik

Sot do të krijoni tregime së bashku: ju do të filloni tregimin dhe fëmija do ta përfundojë atë.

Shembull 1: Fillon prindi me tregimin:  Një familje niset për të blerë në market disa gjëra që i nevojiten për në piknik:

-kërkoni nga fëmija të formulojë një listë të gjërave që duhen marrë në një piknik

Prindi vazhdon:  Ata nuk e kanë me vete çantën e parave sepse e kishin harruar në shtëpi dhe…. çka ndodh në vazhdim? Të mendojmë bashkë?…fëmija vazhdon tregimin…

Fotot më poshtë mund t’i përdorni duke i treguar nga telefoni/kompjuteri në mënyrë që të krijojë fëmija vazhdimin e imazheve në mendjen e tij. Të mësuarit përmes fotografive nxit kujtesën vizuele dhe imagjinatën te fëmijët.

 

Shembull 2: Prindi tregon një tregim tjetër: Në parkun e lodrave ishte mami me fëmijët e saj. Ata së bashku po luanin me lodra. Papritmas, mami dhe fëmijët dëgjuan një zhurmë….

Pyeteni fëmijën: çka mund të jetë kjo zhurmë? Hajde të mendojmë bashkë çka ka ndodhur në vazhdim…. Fëmija provon të vazhdojë tregimin…

 

Me këtë aktivitet të tregimeve nxitet të menduarit imagjinar te fëmijët. Prindi duhet sa më shumë të përdorë gjeste dhe të ndryshojë intonacionin e zërit për të nxitur kureshtjen te fëmija.

Aktiviteti mund të pasurohet edhe me vizatime tjera që mund t’i bëjë fëmija lidhur me vazhdimin e tregimit me ndihmën e prindit.