Materialet e nevojshme: Nuk na nevojiten materiale të caktuara

Aktiviteti: Fëmijët i duan kafshët dhe fillojnë të mësojnë karakteristikat e tyre që në vitet e hershme të jetës së tyre. Mësojnë tingujt e tyre, ku jetojnë ato dhe po ashtu çka hanë ato. Për të kuptuar më mirë këtë lojë fillojeni si gjëegjëzë me pyetje aktivitetin e përbashkët. Filloni me pyetjet gjëegjëza: Më trego cila kafshë ha karotë? Nëse fëmija qëllon kafshën, filloni bisedoni nëse i pëlqen karota edhe atij/asaj dhe kërkoni ta imitojë atë kafshë si e han karotën. Pyetjen tjetër e drejtoni, më trego cila kafshë e do shumë barin? A ka disa kafshë qe e duan barin? Të mendohemi mirë? Mundohuni të mos i servoni pyetjet e gatshme, por jepni mundësi dhe kohë fëmijës tuaj që të gjejë pyetjen deri në fund.