Zbukurimet e vitit të ri

Materialet dhe mjetet: bocë pishe, kapelë babadimri, karton, materiale të ndryshme, ngjitës.

Zhvillimi i aktivitetit: Aktivitet që prindi dhe fëmija duhet ta bëjnë së bashku. Zgjidhni objekte që janë të përshtatshme për zhvillimin e fëmijës suaj. Shpërndani materiale në karton duke e lejuar që edhe fëmija t’iu ndihmojë dhe ngjitni së bashku materialet duke përdorur ngjitës ose brumë. Derisa eksploroni kartonin me fëmijën tuaj (vendoseni në rrafsh ose mbështeteni atë), kërkoni nga fëmija t’jua tregojë objektin që ju ja kërkoni, lejojeni ta prekë, ta heqë prej aty e të përpiqet që ta vendosë prapë.