Materialet e nevojshme: Lego me ngjyra të ndryshme

Zhvillimi i aktivitetit: Kjo lojë në thelb ka nxitjen e zhvillimit të kujtesës, e cila ka për bazë imitimin motorik dhe që në këtë moshë është shumë e nevojshme që fëmija të ketë aftësi të mira të imitimit motorik. 

Fillon prindi fillimisht të ndërtojë një ndërtesë të thjeshtë me 3 kate, me nga 3 kube lego me ngjyra të ndryshme dhe pastaj e prish atë ndërtesë dhe po të njëjtat lego ia zgjatë fëmijës dhe kërkon nga ai ta ndërtojë të njëjtën me aq sa ka arritur të mbajë në mend. Prindi mund ta ndihmoj me fjalë duke e iniciuar a të kujtohet si ishte e para? Ngjyra ka qenë e njëjtë sikur e diellit, duke mos i treguar saktë ngjyrën, por duke e lidhur me objekte. Kjo e nxit aktivizimin e kujtesës në shumë mënyra. Është shumë e rëndësishme që fëmijës në fillim t’i ndërtojmë ndërtesa sa më të thjeshta në mënyrë që fëmija të jetë në gjendje të kopjojë me hapa bazikë e pastaj me hapa më të shpejtë, duke ju shtuar vështirësia. Kaloni radhën që ai të ndërtojë dhe ju ta emitoni më pas fëmijën tuaj.