Materialet e nevojshme: Dy balona 

Zhvillimi i aktivitetit: Loja me dy balona është shumë atraktive për fëmijët por edhe shumë e vështirë. 

Dy balona të fryra, por të palidhura me mes vete, do t’i keni dhe do t’ia ofroni fëmijës suaj. Filloni ju lojën duke u munduar t’i mbani lartë dy balona vazhdimisht duke mos lejuar të bien në tokë për një kohë.

Në telefon hapni kohëmatësin për 30 sekonda dhe jepni udhëzimin fëmijës suaj: i ke 30 sekonda, brenda këtyre 30 sekondave duhet t’i mbash balonat lartë pa i lejuar të bien në tokë duke i goditur vazhdimisht. 

Lojë e vështirë por edhe shumë atraktive për fëmijët dhe ju. Vazhdoni edhe ju e merrni radhën, por sfidojeni veten me më shumë sekonda.