Materialet e nevojshme: Ujë, forma akulli, pemë

Zhvillimi i aktivitetit: Shumë pak fëmijë i duan pemët. Prindërit vazhdimisht mundohen që fëmijët e tyre t’i duan pemët duke përdorur mënyra të ndryshme, por kjo lojë është shumë e mirë që fëmijët t’i preferojnë pemët dhe të krijojnë lëpirëse të shëndetshme vet. 

Për lëpirëse akulli, ne fillojmë duke prerë pemët e preferuara të fëmijës sonë, të cilat i kemi në shtëpi bashkë me ata. I premë pemët në forma të vogla dhe i vendosim në kube të akullit pemët e ndryshme të prera, të cilat më pas i mbushim me ujë të ftohtë dhe mbi kube vendosim nga një lugë të vogël qaji, apo çfarëdo shkopi nëse kemi në shtëpi. I vendosim në pjesën me ngrirje në frigorifer dhe presim për 20 minuta. Bëni alarmin me fëmijën bashkë që pas 20 minutash t’i nxirrni bashkë nga pjesa me ngrirje lëpirëset e akullit. Në këtë mënyrë këto ngrihen dhe me pas fitojmë lëpirëse akulli me pemë brenda tyre.