Materialet e nevojshme: Enë, letra të vogla me forma të ndryshme dhe një pipëz.


Zhvillimi i aktivitetit: Fëmijët i duan garat, sepse të gjithë duan të fitojnë.
Ja edhe një ide se si ta bëjmë aktivitetin sa më argëtues, duke zhvilluar te fëmijët aftësitë motorike të gojës dhe duarve, gjithashtu fëmijët do të jenë dëgjues të mirë. Në fletat të cilat do t’i ngrehin me gojë, mund të jenë forma, ngjyra ose numra. Njëri nga prindërit-mësueset do të kërkojë nga fëmijët t’i vendosin në enë vetëm format e caktuara të fletave, p.sh. vendoseni në enë numrin 2, 9, 4 dhe 6.
Fëmijët do të arrijnë për një shpejtësi të caktuar të jenë të saktë, duke bërë diferencimin e fletave dhe vendosjen e tyre në mënyrën e duhur.
Brenda  5-10 sekondave, fëmijët duhet të garojnë për të dalë fitimtarë në këtë lojë.