Rezultati i pritur: Fëmija kërcen mbi llastik me dy këmbë duke ndjekur modelin dhe duke krijuar lëvizje të reja sipas dëshirës

Materialet dhe mjetet: Llastik, dy karrige 

Zhvillimi i aktivitetit: Loja luhet me fëmijë, por në mungesë të fëmijëve përdoren karrige. Fija e llastikut prej 3 apo 4 metra vendoset në dy këmbët e para të karrigeve të vendosura përballë njëra-tjetrës.  Llastiku nuk duhet të jetë më shumë se 20 cm nga dyshemeja. 

Lëvizja e parë – fëmija qëndron para llastikut dhe me dy këmbë kërcen në mes të llastikut, duke kërcyer prapë me dy këmbë kalon jashtë llastikut.

 Lëvizja e dytë – fëmija qëndron anash llastikut duke kërcyer me dy këmbë brenda llastikut dhe duke kërcyer prapë në vendin e fillimit.

Lëvizja e tretë – fëmija qëndron brenda llastikut dhe kërcen jashtë llastikut me lëvizje të kundërta të këmbëve, njëra këmbë kalon njërën anë të llastikut dhe këmba tjetër kalon anën tjetër të llastikut.

Loja vazhdon sipas dëshirës së fëmijës duke provuar edhe kërcime të tjera.