Rezultati i pritur: Fëmija përshkruan punën e zjarrfikësit, përdor numrin 193 për të kërkuar ndihmë në raste zjarri apo kur ndonjë kafshë ka ngelur në ndonjë pemë etj.

Materialet dhe mjetet: Nuk ka materiale të veçanta për këtë aktivitet.

Zhvillimi i aktivitetit: Lexojani fëmijës gjëegjëzën Sirena larg dëgjohet, rrugën i lëshojnë, një ndërtesë nga zjarri duhet ta shpëtojnë (zjarrfikësi). Pasi fëmija ta gjejë përgjigjen e gjëegjëzës, kërkojini që ta përshkruajë me tri-katër fjalë apo edhe më shumë. (p.sh. i guximshëm, i fortë, i shpejtë, i zgjuar, i dobishëm etj.).

Bashkëbisedoni me fëmijën për raste nga jeta e përditshme të cilat janë të rrezikshme, vendet ku fëmijët nuk duhet të ngjiten apo qëndrojnë, kujdesi nga aparatet elektrike, stufa etj., pasojat që mund t’i kemi prej tyre, ku duhet të kërkojmë ndihmë në rast se shohim zjarr, cili është numri i zjarrfikësit etj.

Luhet loja “Zjarrfikësi”

Fëmija: (merr telefonin në dorë dhe bën sikur shtyp numrin duke e thënë me zë) 193 

Zjarrfikësi: Alo! Si mund të ju ndihmojmë?

Fëmija: Një mace e vogël ka ngecur lart në pemë dhe nuk kemi aq shkallë të larta për ta ndihmuar.

Zjarrfikësi: Patjetër! Na jep adresën?

Fëmija: Lagjja Dardania, Rruga “13 Qershori”, nr. 5. (fëmija thotë adresën e tij/saj të saktë)

Zjarrfikësi: Mirupafshim!

Fëmija: Mirupafshim, faleminderit!

Rolet mund të ndërrohen dhe loja mund të vazhdojë sipas dëshirës së fëmijës se çfarë rrjedhe dëshiron t’i japë.

 

 

 

 

 

 

Fletë pune 

Çfarë ngjyra kishte macja? Përshkruaj dhe ngjyros