Dordoleci nga brumi

Materialet dhe mjetet: brumë dhe materiale tjera për dekorim si copëza çokollate, karrotë, etj.

Zhvillimi i aktivitetit: Në qoftë se stina e dimrit është pa borë dhe nuk do të mund të bëjmë një dordolecë të vërtetë prej bore, atëherë bëjeni një të tillë prej brumi.

Receta për brumin: 1 gotë miell, ¼ e gotës kripë, ¾ e gotës ujë të ngrohtë, 1 lugë gjelle vaj dhe 3 lugë lëng limoni (opcionale).

Përgatisni brumin dhe vëjeni në dispozicion për fëmijën që ai/ajo të krijojë forma të ndryshme si topa bore dhe dordolecë. Lejojeni të argëtohet sipas dëshirës. Propozoni të formojë një dordolec dhe nëse ka nevojë ofroni ndihmën tuaj. Përdorni materiale të ndryshme për të dekoruar dordolecin.