Vallëzojmë dhe festojmë së bashku

Zhvillimi i aktivitetit: Sot është nata e ndërrimit të moteve. Përfshijeni fëmijën tuaj në përgatitjen e ushqimit për darkën festive. Gjatë ditës, herë pas here lëshoni muzikë për fëmijë dhe vallëzoni sipas ritmit. Nxiteni fëmijën që të bëjë sa më shumë lëvizje. Ndërrojeni muzikën, imitoni njëri-tjetrin, bëni poza të ndryshme, ndiqni lëvizjet dhe pozat e fëmijës.