Rezultati i pritur: Fëmija pret topin dhe hedh topin në drejtimin e duhur. 

Materialet dhe mjetet: Raketa pingpongu, top pingpongu, spango, shirit ngjitës etj.

Zhvillimi i aktivitetit: Bashkëbisedoni me fëmijën duke e pyetur: si është loja e pingpongut? Sa persona e luajnë? Në mungesë të tavolinës së pingpongut, si mund ta luajmë lojën? Ke ndonjë ide? (lejojeni fëmijën t’i japë mendimet e tij/saj për të luajtur lojën në mënyra tjera në mungesë të tavolinës).

Merret topi i pingpongut dhe me një ngjitës të dyanshëm kapet topi për një spango. Skaji tjetër i spangos ngjitet për pjesën e sipërme të derës. Gjatësia e spangos mund të jetë pak më poshtë se doreza e derës. Poenat fitohen kur topi i hedhur nuk pritet nga kundërshtari. Numërohen pikët e fituara në vazhdimësi.