Ushqej zogjtë dhe kujdesem për të gjithë

Materialet dhe mjetet: Misër, fara apo thërrime buke.
Zhvillimi i aktivitetit: Kafshët i duam, por të kujdesemi për kafshët tregon respektin dhe dashurinë ndaj kafshëve. Andaj, t’i mësojmë fëmijët tanë përmes aktiviteteve të ndryshme të kujdesen për të tjerët. Një letër tualeti mund ta mbështillni me pak ngjitës dhe vendosni mbi të misër, thërrime buke apo edhe fara të ndryshme që mund të keni në shtëpi. Pasi të teren mirë, vendosni disa nga këto që keni punuar nëpër degët e pemëve në oborrin tuaj apo edhe në ballkonin tuaj të banesës. Përcillni me fëmijët çdo orë nëse kanë filluar të vijnë zogjtë për t’u ushqyer dhe se si po pakësohet ushqimi që keni përgatitur për ta.