Hokej në kuti

Materialet dhe mjetet: kuti kartoni, laps, gërshërë, ngjitës, vizore, llastik, kapakë shisheje plastike etj.
Zhvillimi i aktivitetit: Merret një kuti kartoni e cila ka kapak, por në mungesë  mund të punohet duke marr përmasat e dhëna 40 cm gjatësi dhe 24 cm gjerësi. Lartësia e anësoreve duhet të jetë 3 cm. Të gjitha pjesët kapen me ngjitës të nxehtë. Në mes vendoset pjesa ndarëse duke ndarë një vrimë ku duhet të kalojë kapaku i shishes. Në të dy anët vendoset nga një fije llastiku ku do të marrë shtytjen kapaku drejt vrimës. Fusha e lojës vizatohet dhe ngjyroset sipas dëshirës së fëmijës. Kapakët që do të shfrytëzohen për lojë mund të jenë dyngjyrësh apo edhe të së njëjtës ngjyrë.

Loja luhet me dy lojtarë. Në njërën anë fëmija dhe në tjetrën prindi apo kujdestari. Secili lojtar duhet të ketë nga pesë kapakë. Ai lojtar që arrin të fusë në anën e kundërshtarit më shumë kapakë fiton lojën. Pas çdo kalimi të kapakëve në anën tjetër thirret: “Urra! Tani unë kam vetëm edhe tre”, pastaj “Edhe dy” e kështu me radhë.