Të pastrojmë shtëpinë tonë – tokën

Materialet dhe mjetet: Qese të mbeturinave.

Zhvillimi i aktivitetit: Ky aktivitet ka për qëllim që ne t’ua mësojmë fëmijëve se shtëpia jonë e përbashkët është toka, andaj duhet të kujdesemi shumë për të, siç kujdesen prindërit për shtëpinë ashtu të gjithë njerëzit duhet të kujdesën për tokën. Nëse mundeni që këtë aktivitet ta zhvilloni edhe me fëmijët e lagjes, edhe ju prindër bëhuni pjesë e aktivitetit duke ua mësuar fëmijëve se të gjithë, fëmijë, prindër, të moshuar, duhet të kujdesemi për botën. Kështu filloni duke pastruar lagjen, duke mbledhur mbeturinat dhe duke i vendosur në qese. Pasi të përfundoni mbledhjen e mbeturinave shpërblejini fëmijët me ndonjë pemë çfarëdo qoftë ajo, dhe tregojuni fëmijëve që nëse ne kujdesemi mirë për tokën në të cilën jetojmë, ajo do të na shpërblejë neve me pemë dhe perime nga më të ndryshmet.