Bota është pasqyra jonë

Materialet dhe mjetet: pjatë letre (letër kartoni), letra me ngjyra (e kaltër, gjelbër), ngjitës etj.

Zhvillimi i aktivitetit: Bashkëbisedoni me fëmijën duke e pyetur: si ndjehesh kur je në një vend që është i pastër, njerëzit mbjellin lule, drunj? Dhe si ndjehesh në një vend ku ka plotë mbeturina nëpër rrugë, parqe, lulet shkelen? Si mendon për këta njerëz që nuk kujdesen për ambientin ku jetojnë? Çfarë do t’u thoshe?

Mundohuni së bashku me fëmijën të jepni mesazhin tuaj. Si shembull mund të merret mesazhi i dhënë: Botë o bota jonë. / Nuk mjafton vetëm të të duam, / por të kujdesemi, të të mbrojmë dhe me duart tona të arta / edhe më shumë të të zbukurojmë, sepse duke u kujdesur për Ty, / kujdesemi për shëndetin tonë.

Në një pjatë letre apo në një letër kartoni në formë rrethore, vizatoni duke kopjuar hartën e tokës. Letrat me ngjyra grimcohen në pjesë të vogla. Paraprakisht ngjyrosni sipërfaqet e tokës me të gjelbër dhe ato me të kaltër me vetëm disa vija, vetëm për të qenë i sigurt fëmija se cilat sipërfaqe duhet mbushur me të kaltër e cilat me të gjelbër. Tokën e punuar mund ta varni me penj apo edhe ta lini mbi ndonjë dollapë për ekspozitë.

 

 

 

 

 

 

Shkarkoni fletën e punës KËTU.