I gëzohemi natyrës dhe tokës

Zhvillimi i aktivitetit: Sot është dita e tokës. Festojeni atë duke u përgatitur për t’u veshur bukur dhe sa më praktik  për të dalë jashtë në natyrë e për t’iu  gëzuar natyrës e tokës. Një piknik i përgatitur me ushqime të bëra në familje, e me lojra argëtuese është aktiviteti më i mirë.  Flisni me fëmijën për tokën dhe të mirat e saj dhe se si duhet të kujdesemi për të.