Rezultati i pritur: Fëmija gjen sasinë për numrin përkatës

Materialet dhe mjetet: fleta të bardha, fleta me ngjyra, ngjyra, gërshërë 

Zhvillimi i aktivitetit: Në një fletë të bardhë vizatohen katrorë sipas modelit të dhënë (ndihmon prindi apo kujdestari). Në madhësinë e njëjtë të katrorëve të vizatuar, vizatohen dhe priten katrorë ku do të vizatohen rrathë me ngjyra të njëjta me ngjyrën e dhënë për numrin përkatës (në mungesë të fletave me ngjyra, rrathët vizatohen dhe ngjyrosen). Mund të jenë nga një deri te numri katër, por kjo mund të ndryshojë duke e rritur për numrat më të mëdhenj (deri te numri dhjetë).