Uluni dhe së bashku me fëmijën këndoni ndonjë këngë që e pëlqen fëmija (këngë për fëmijë). Pyeteni si do të ishte këndimi më i bukur i këngës. 

Merret nga një laps i drurit dhe mundohuni ta ritmizoni këngën që është kënduar më parë duke e qëlluar me laps ndonjë gotë.

Më pas merren disa gota të madhësive të njëjta (mundet edhe shishe apo kavanoza), mbushen me ujë duke ndjekur shembullin e dhënë. Pra, nga e para mbushet kavanoza me më pak ujë, e dyta plus sasinë e ujit, e kështu me radhë duke e rritur sasinë për gotën në radhë (p.sh. nëse në gotën e parë keni derdhur dy lugë gjelle ujë, në të dytën, katër, duke vazhduar edhe me të tjera gota duke ua shtuar sasinë për dy lugë nga gota paraprake). Sipas dëshirës, por që të jetë edhe më tërheqëse, gotave apo kavanozave mund t’u shtojmë nga pak ngjyrë. 

Së bashku me fëmijën qëllohet me laps nga gota e parë e duke vazhduar me radhë deri te gota e fundit për të hetuar dallimin e tingujve.

Nga kjo mund të shoqërohet kënga e kënduar në fillim apo edhe ndonjë këngë tjetër.