Materialet e nevojshme: Gurë dhe gjethe

Zhvillimi i aktivitetit: Për ta krijuar një terarium na duhet një gotë apo një kavanoz kuzhine. Së bashku më fëmijën dilni në lagje apo oborr mblidhni dhe disa gurë dhe gjethe apo lule.

Terariumet janë art në vete, të cilat krijohen nga gjërat e natyrës.

 Sikur në foto krijoni shtresa të formave të ndryshme dhe në njërën pjesë mblidhni edhe farat e ndonjë luleje. Sa më herët që fëmijët fillojnë të kujdesen për kafshët dhe për lulet, aq më të kujdesshëm do të jenë në raport me sjelljet e tyre në të ardhmen si të rritur ndaj gjallesave.