Materialet e nevojshme: Një lojë që nuk ka nevojë për materiale dhe as për mjete pune, një lojë që nxit kujtesën dhe shpejtësinë e të menduarit. 

Zhvillimi i aktivitetit: Prindërit dhe fëmijët sot kanë një lojë të kujtesës. Prindi fillon i pari ta këndojë një këngë që ka në mendje dhe në momentin që ndalet e drejton gishtin te tjetri që ta vazhdojë këngën e tij dhe kjo lojë ka një përcjellje të tillë, duke shkuar nga njëri te tjetri. Njëri fillon një këngë dhe tjetri vazhdon këngën tjetër dhe kjo shkon kështu me radhë. 

Prindi fillon i pari me një këngë disa sekonda dhe në kohën që gishti i prindit drejtohet te fëmija, vazhdon fëmija me një këngë tjetër, e më pas kjo shkon duke u përsëritur. Kjo lojë ka në bazë zhvillimin e kujtesës përmes këngëve dhe po ashtu aktivizon aftësitë e njëpasnjëshme të cilat janë shumë të nevojshme kur fëmija fillon klasën e parë.