Shporta e thesarit
Materialet dhe mjetet: shportë, objekte rrethore (rrathë, kapakë metalikë dhe plastikë të ushqimeve, tuba kartoni e gjithçka tjetër të pastër e të sigurtë që e keni në shtëpi).
Zhvillimi i aktivitetit: Merreni një shportë dhe në të vendosni objekte rrethore në diametra, materiale dhe cilësi të ndryshme. Përdorni rrathë, kapakë metalikë dhe plastikë ushqimesh, tuba kartoni, etj. Lejoni fëmijën të luajë e të manipulojë me to, t’i vendosë brenda njëri-tjetrit, t’i mbështjellë, t’i mbivendosë dhe t’i bashkojë së bashku, etj. Luani edhe ju me të, duke i nxjerrë jashtë objektet që fëmija i fut brenda në shportë. Shikoni reagimin dhe ndiqni lojën e fëmijës.