Një urim për shokun/shoqen

Materialet dhe mjetet: fletë e bardhë A4, fletë me ngjyrë të gjelbër, pulla me ngjyra të ndryshme, ngjitës etj.
Zhvillimi i aktivitetit: Bashkëbisedohet me fëmijën duke e pyetur “Cilin shok apo shoqe do ta urosh? Çfarë i pëlqen shokut apo shoqes tënde më shumë?” etj. Merret një fletë e bardhë A4 dhe paloset për gjysmë. Në një letër, gjysmë të letrës A4, vizatohet dëshira e shokut/shoqes. Pas vizatimit dhe ngjyrosjes së urimit, fëmija e ngjet punimin në mes të letrës e cila mbyllet. Në kopertinën e letrës së urimit punohet një bredh. Fëmija kopjon dorën e tij/saj dhe më pas e pret. Pasi ta pret, e ngjet në kopertinë dhe e modelon me pulla.

Sipas dëshirës, fëmija modelon edhe kartolina të tjera me materiale dhe ide të tjera.