Tuneli festiv

Materialet dhe mjetet: drita dekoruese, çarçaf apo material tjetër.

Zhvillimi i aktivitetit: Vendosni dritat dekoruese mbi karrige sikur në fotografi dhe mbuloni ato me një çarçaf apo batanije. Formoni një tunel të ndriçuar nga dritat dhe lejojeni fëmijën që të lëviz nëpër tunel, të shkojë këmba-doras, të zvarritet, etj. duke qenë aktiv me këtë lojë atraktive.