Ombrella ndijore festive

Materialet dhe mjetet: Ombrella, një batanije ose jastëk, CD e vjetër, lodra e preferuar prej pelushi, lugë druri, libër, shirita

Zhvillimi i aktivitetit: Hapni ombrellën dhe lidhni në të të gjitha gjërat si CD, lodra prej pelushi, libër, lugë. Vendoseni fëmijën tuaj në një batanije poshtë ombrellës dhe filloni ta nxitni që të eksplorojë, të mundohet t’i mbërrijë dhe t’i prekë lodrat e varura. Qëndroni së bashku me fëmijën nën ombrellë. Flisni me fëmijën. Mundeni edhe të krijoni një tregim që aktiviteti të jetë më argëtues.