Sferat në bredhin tim

Materialet dhe mjetet: letra me ngjyra, gërshërë, ngjitës, penj etj.
Zhvillimi i aktivitetit: Merret letra me ngjyra dhe ndahet në pesëmbëdhjetë pjesë të barabarta duke e palosur. Më pas fëmija e pret më gërshërë nëpër vijat e thyera. Pas përgatitjes së shiritave, merret shiriti i parë dhe ngjitet me ngjitës mbi skajin tjetër. Shiriti i dytë kapet nga pika e fillimit ku janë kapur me ngjitës dhe përshkohet mbi shiritin e parë. Shiriti i tretë kapet me ngjitës nga pika fillestare duke kaluar mbi shiritin e dytë dhe skaji kapet me ngjitës te pika fillestare. Për një sferë nevojiten tre shirita me letra. Se sa sfera duhet të përgatiten varet nga dëshira e fëmijës. Pasi të përgatiten sferat, merret një spango apo penj dhe vargëzohen sferat të cilat më pas vendosen në bredh.

 

 

 

 

 

 

 

Sipas dëshirës, fëmija mund të përgatisë edhe punime të tjera, ku prindi apo kujdestari/-ja ligjor/-e vizaton një rrugë rrethore. Pas vizatimit, fëmija e pret dhe fitohen punime vale-valë të cilat varen lart dhe valëviten lehtë.