Bredhi im          

Zhvillimi i aktivitetit: Prindër të dashur, çdo aktivitet që e shihni në faqen tonë është shumë më mirë nëse fëmija juaj e punon vetë, andaj edhe ky aktivitet i sotëm është shumë i thjeshtë dhe fëmija juaj do ta bëjë me lehtësi. Letrat e tualetit i prisni në rrathë për fëmijën tuaj, dhe më pas, duke ia treguar foton si më poshtë, kërkoni nga ai/ajo ta bëjë vetë formën e bredhit në letër. Nëse nuk keni ngjitës në shtëpi, rrathët e kartonit mund t’i lagni vetëm pak në pjesën e poshtme dhe nuk lëvizin mbi letër aspak pasi ngjiten aty vetvetiu duke u terur. Fëmija mund ta ngjyrosë me brushë apo me gishtërinj, sipas dëshirës, hapësirën e rrathëve duke krijuar një bredh. Fëmijës tuaj këndojini këngë të Vitit të Ri derisa ai/ajo ngjyros dhe e realizon aktivitetin, pastaj flisni për ndjenjat që ka fëmija juaj teksa festa afrohet dhe planifikoni si do ta përgatisni tavolinën e Vitit të Ri së bashku.