Pema në dimër

Materialet dhe mjetet: letër, degë të pemës, ngjyrë të bardhë, ngjitës, pastruese për vesh.

Zhvillimi i aktivitetit: Bëni një shëtitje jashtë shtëpisë për të mbledhur disa degë të vogla nga pemët. Gjatë shëtitjes bisedoni me fëmijën se si ndryshojnë pemët në vjeshtë, pse duken pemët më ndryshe, si iu kanë rënë gjethet. Tregoni se me degët e mbledhura ju do ta punoni një pemë sikur ato që po i shikoni në natyrë.

Ndihmoni fëmijës që t’i ngjesë degët e pemës në një letër apo karton për të formuar pemën. Me anë të gishtit apo pastrueses për vesh kërkoni fëmijës që të bëjë “flluskat” e borës duke shtypur me ngjyrën e bardhë në letër përreth pemës.