Bredhi im me fotografi

Materialet dhe mjetet: hamer/karton, fletë me ngjyrë, fotografi, gërshërë, ngjitës.

Zhvillimi i aktivitetit: Hamerin/kartonin prejeni në formë bredhi. Sipër bredhit preni një yll nga një fletë me ngjyrë. Preni ngjitësin në pjesë të vogla dhe formoni fomën e një rrethi dhe ngjiteni në bredhin e prerë. Bredhin vendoseni në mur, dollap, derë, në lartësinë e fëmijës. Ofrojeni fëmijën tek bredhi dhe jepjani fotografitë të cilat janë prerë në formë rrumbullake. Fotografitë mund të jenë të vet fëmijës që nga muaji i parë i lindjes deri tek muaji i 12-të. Lejojeni fëmijësn t’i ngjisë fotografitë në bredh. Flisni fëmijës për cdo fotografi të vendosur në bredh – se sa i vogël ishte dhe se si tash është rritur. Fëmija me këtë aktivitet kënaqet duke parë se si është rritur për 12 muaj. Ky punim do të jetë një kujtim i bukur për festën e fundvitit.