Rrjeta e merimangës

Sot do ta luajmë lojën “rrjeta e merimangës”. Por së pari duhet ta bëjmë rrjetën e merimangës:

– Në një rreth plastik të madh ose të vogël, vendosni fijet e leshit, të pambukut ose të telit të hollë, i cili nuk paraqet rrezik për fëmijët sikur në figurën djathtas.

– Ju mund ta bëni këtë edhe duke i lidhur në qendër 3 ose 4 shkopinjë ose lapsa, apo edhe çdo objekt tjetër që e keni në shtëpi e që duket si laps.

– Ju mund ta bëni edhe  një letër në formë të rrumbullakët, të cilën  e prisni pak në  gjashtë vende me largësi të barabartë nga njëra-tjetra në skajet e formës. Në këto vende ju vendosni fijen e leshit ose të pambukut. Më pas, lidheni një fije tjetër me ngjyrë në qendër [aty ku takohen të gjitha fijet bashkë] duke filluar nga qendra, e pastaj e kaloni fijen një po – një jo, sikur në figurë.

– Në rast se rrjeta e merimangës është e madhe, provoni ta vazhdoni lojën e të shikoni cilat prej lodrave të fëmijës kalojnë nëpër rrjetë e cilat jo.

Aktiviteti zhvillon koordinimin sy-dorë dhe muskujt e mëdhenj.