Ngjesim, çngjesim

Për këtë lojë nevojiten: ngjitës me madhësi dhe ngjyra të ndryshme, objekte apo lodra të ndryshme.

– Së bashku me fëmijët ngjisni në dysheme, në tavolinë, në dollap ose në mur ngjitës me ngjyra të ndryshme dhe me madhësi të ndryshme,

– Ju mund të krijoni figura të ndryshme me ngjitës, si figura të kafshëve të formave të ndryshme gjeometrike, forma të objekteve etj., apo edhe të ngjisni lodra të fëmijëve ose objekte tjera ricikluese,

– Fëmijët duhet të angazhohen për ngjitjen e tyre,

– Pastaj ju duhet të thoni emrin e objektit apo formën që e keni ngjitur së bashku. Fëmija e gjen se cili objekt është dhe duhet ta çngjisë,

– Vazhdoni kështu për të gjitha figurat, format apo objektet e ngjitura,

Loja zhvillon motorikën fine dhe koordinimin dhe prezanton fëmijët me konceptet gjeometrike, me format, me ngjyrat dhe me madhësitë.