Qëndisim letrën

Sot do të qëndisim. Gjërat që ju duhen janë disa letra kartoni ose letra të thjeshta të bardha apo me ngjyra. Mund t’i përdorni edhe kapakët e kutive të këpucëve ose qeset e letrës që përdoren për dhurata.

Ju duhen edhe fije leshi ose pambuku me ngjyra.

– Jepni fëmijës një formë që ta kopjojë atë në letrën ose kartonin e dhënë.

– Lejojeni që t’i kopjojë disa forma.

– Më pas fëmija i pret me gërshërë plastike [të sigurta] format që ka vizatuar.

– Jepini fëmijës një rrëmojcë [kruajtëse] të dhëmbëve dhe fëmija le të bëjë vrima në skajin e formave.

– Vrimat mund t’i bëjë edhe me një kaçavidë të vogël, me një gozhdë, grep ose shtizë – por duhet të keni kujdes dhe të qëndroni afër fëmijëve deri sa ta bëjnë këtë.

– Më pas fëmijët zgjedhin fijen me ngjyrën që atyre u pëlqen dhe e qëndisin formën. Nuk ka rëndësi si e qëndisin, letra apo kartoni do të dalë shumë i/e bukur.

Aktiviteti zhvillon shkathtësitë për jetë, koordinimin, këmbënguljen, kreativitetin dhe vetëbesimin.