Përralla- Ëndrra ime

Zhvillimi i aktivitetit: Si çdo ditë tjetër në kopsht, fëmijët flisnin rreth temave më interesante që mund të ekzistojnë në botë. E këtë ditë mësuesja zgjodhi që ne të flasim për ëndrrat tona, ah sa temë e bukur, aq shumë më pëlqeu sa mezi prita të vinte radha ime.

Roi i dëgjonte me vëmendje shokët dhe shoqet duke folur për ëndrrat e tyre, disa dëshironin të bëheshin policë, disa astronautë, një pjesë tjetër edhe mjekë, por ëndrra e Roit ishte shumë e ndryshme prej tyre, ai mezi priste ta ndajë atë me shokët e tij.

Dhe ja erdhi radha, mësuesja thirri Roin, po çfarë ëndrre ke ti? Me shumë entuziazëm filloi: ëndrra ime është më e veçanta, sepse unë ëndërroj të bëhem zog dhe të fluturoj lart tek qielli, dua ta shohë nga afër se sa i bukur është, ta prekë atë me krahë e të ulem në retë e bardha kur lodhem nga fluturimi, kjo është ëndrra ime.

Të gjithë fëmijët e përgëzuan për ëndrrën që kishte Roi dhe filluan edhe ata të ëndërronin gjëra më të veçanta. E kësaj radhe të gjithë së bashku filluan të ëndërronin që të fluturojnë së bashku dhe të shkojnë në vise më të nxehta për të kaluar kohë së bashku.