Gatuajmë yjet

Materialet dhe mjetet: 

½ gotë me sheqer

2 gota miell

250 gram gjalpë

Ngjyrues ushqimor i kuq ose i verdhë.

Zhvillimi i aktivitetit: Sot do te flisni fillimisht për yjet, të cilët shfaqen në qiell gjatë natës. Për këtë mund ta ndihmoni fëmijën përmes ndonjë tregimi, kënge apo video në YouTube që të njoftohet me format e yjeve të cilat do t’i përgatisin sot.

Fillimisht vendoset gjalpi në një vend të ngrohtë në mënyrë që të zbutet, dhe pasi të jetë zbutur e përziejmë me sheqerin. I rrahim sheqerin dhe gjalpin derisa të krijohet një masë homogjene, dhe pastaj shtojmë miellin. Me brumin e përfituar formojmë yje. Fëmija duhet t’i krijoj format duke përdorur një thikë plastike. Në tepsi duhet të shtroni një letër të kuzhinës në të cilën fëmija vendos yjet. Mos u brengosni për formën e yjeve, e rëndësishme është që fëmija të krijoj qiellin e tij. Fëmija mund t’i ngjyrosë sipas dëshirës dhe në të njëjtën kohë të vendos në biskotë shkronjën e parë të secilit anëtar të familjes. Për shkronjat që fëmija nuk i njeh, të ndihmohet nga prindi.

Në fund të bëhet një foto me yjet pasi të jenë pjekur në furrë në 180 grade për 12-15 minuta.