Koha është e vlefshme, rregulloj ora për tërë familjen

Materialet dhe mjetet: Letër tualeti dhe letra të bardha dhe me ngjyra.
Zhvillimi i aktivitetit: Të gjithë fëmijët e duan kohën që e kalojnë bashkë me familjarët e tyre sepse koha që e kalojnë bashkë është shumë e rëndësishme. Kësaj radhe të punojmë ora për tërë familjen dhe të tregojmë që koha është e vlefshme dhe se kur fillon ora familjare të gjithë do t’i largojmë telefonat dhe të vazhdojmë të luajmë bashkë si familje. Letrat e tualetit i presim më të vogla dhe mbi to ngjisim rrathët e ndryshëm me ngjyra të ndryshme, si të ketë dëshirë fëmija juaj, ashtu vazhdoni punimin e orëve. Më pas pasi i punoni orët si në foto, zgjidhni një kohë të përshtatshme në të cilën mendoni që mund të bëheni bashkë të gjithë. Ajo të jetë ora familjare, dhe vendosni orët në dorë dhe kaloni kohë bashkë me lojë dhe argëtim. Është shumë e shëndetshme për fëmijën tuaj që çdo ditë të keni orën familjare që e kaloni bashkë.