Shtëpia ndërtohet me….

Materialet dhe mjetet: Penj të trashë, letra me ngjyra, ngjitës, gërshërë, laps etj.
Zhvillimi i aktivitetit: Bashkëbisedoni me fëmijën duke e pyetur: nga çfarë materiali janë të ndërtuara shtëpitë dhe ndërtesat? Pse ndërtohen me këto materiale? Po kolibja e qenit dhe koteci i pulave, me çfarë materiali janë të ndërtuara? Pse nuk janë të ndërtuara edhe këto me materiale të forta si shtëpitë? Lexojeni apo shikojeni përrallën “Tre derrkucët e vegjël dhe ujku”. Pasi ta lexoni apo shikoni përrallën, komentoni se cila shtëpi ishte më e forta dhe pse.

Merret një fletë e bardhë dhe vizatohen tri shtëpi. Shtëpia e parë modelohet me penj për të imituar shtëpinë prej kashte. Shtëpia e dytë modelohet me letër ngjyrë kafe të prera në shirit për të imituar shtëpinë prej druri ndërsa shtëpia e tretë modelohet me letër të kuqe të prera në formë drejtkëndëshi për të imituar shtëpinë prej tullave.

Pas përfundimit të punës, nxiteni fëmijën të rrëfejë përrallën “Tre derrkucët” me fjalët e tij/saj.

 

 

 

 

 

 

 

Shkarkoni fletën e punës KËTU.