Muzikë me rrake-take

Zhvillimi i aktivitetit: Sot përgatisni një rrake-take me mjetet që i keni në shtëpi. Do t’ju duhen vetëm disa kapakë të shisheve në të cilat do të hapni një vrime dhe t’i lidhni në një tub plastik ose tub të vogël letre. Ngjyrat e ndryshme dhe zhurma që bëjnë bashkë do të jenë një lodër shumë interesante për fëmijën. Mundeni poashtu edhe të vendosni produkte të ndryshme nëpër kuti më të vogla dhe ta lejoni fëmijën që t’i tundë ato e të dëgjojë zhurma të ndryshme.