Valët e gurëve

Zhvillimi i aktivitetit: Fëmijët e vegjël mahniten nga reaksionet shkak-pasojë. Mblidhni disa lloje gurësh të madhësive të ndryshme. Sigurohuni që gurët të mos paraqesin rrezik për fëmijën dhe largoni të gjithë gurët që janë shumë të vegjël dhe që paraqesin rrezik. Mbusheni një enë me ujë. Lejojeni fëmijën ta hedhë nga një gurë në enën me ujë dhe të shikojë se çfarë spërkatje krijon. Ngrit gurin lart dhe lëshoje në ujë. Merr të njëjtin gur dhe afroje fare pranë ujit pastaj lëshoje. Shiko dallimet që guri bënë kur bie në ujë. Pastaj provoni efektin me gurë të madhësive të ndryshme. Pasi t’i keni hedhur të gjithë gurët në enë shikoni ngjyrat që kanë marrë gurët pasi të jenë lagur.