Gjejmë lodrën e fshehur

Zhvillimi i aktivitetit: Mblidhni dy-tre lodra që fëmija i ka qejf dhe dilni në natyrë, në një vend ku ka bar. Lëshojëni fëmijën mbi bar dhe le të përpiqet të  zvarritet, të ecë,  apo të vrapojë. Luani edhe ju së bashku me të. Më pas fshihi lodrat duke u siguruar që fëmija po të shikon,  dhe stimulojeni duke e pyetur se ku janë lodrat.  Bëni reagime të ndryshme sa herë që fëmija i afrohet ose i largohet lodrës. Kjo lojë e  ndihmon fëmijën  të përdorë më shumë shqisa në të njëjtën kohë. Inkurajojeni fëmijën të luajë jashtë këmbëzbathur [kur është e mundur].