Kukullat në gishta

Zhvillimi i aktivitetit: Foshnjat kanë nevojë për shumë komunikim që stimulon  zhvillimin gjuhësor.  Një mënyrë argëtuese për ta bërë këtë është t’i vendosni disa kukulla [të bëra me çorape] në gishtat tuaj dhe të krijoni një histori të lezetshme argëtimi. Përfshijeni edhe fëmijën në historinë tuaj dhe personazhet e saj, pavarësisht moshës së fëmijës.  Ftojeni që të jetë pjesë e historisë që po e tregoni, edhe me mimikën e fytyrës apo tingujt dhe fjalët që fëmija mund t’i thotë.