Plasim flluskat

Zhvillimi i aktivitetit: Flluskat dhe foshnjat  janë një kombinim perfekt. Ju mund të bëni flluska pa fund dhe ta lejoni fëmijën që t’i godasë flluskat që i kalojnë  para fytyrës apo  të  përpiqet që t’i prekë ato. Nëse fëmija është pak më i rritur, ju mund ta lejoni edhe t’u fryjë flluskave e më pas t’i godasë ato. Kjo lojë siguron kënaqësi, lëvizje, koordinim, vëmendje e angazhim.